Ballina Flash

KOKOE: Procesi i votimit për primaret po zhvillohet normalisht

TIRANË, 4 dhjetor  /ATSH/ Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njoftoi sot se procesi i votimit të Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë ka nisur dhe po zhvillohet normalisht në të gjitha degët e Partisë Demokratike ku zhvillohen Primaret.

“Procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit”, theksoi KOKOE.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit: në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

“Data 4 dhjetor është një ditë historike jo vetëm për PD por për të gjithë shqiptarët! Anëtarë e simpatizantë të PD do të zgjedhin me votën e tyre kandidatin e tyre për kryetar të bashkisë”, thuhet në njoftim.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e procesit të Primareve.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet vendore, Rama: PS makineri e pathyeshme, të tjerët shumë larg nesh
Artikulli tjetërGaro: Patronazhistët, sistem mafioz që ka thyer besimin në zgjedhje