Ballina Flash

Parashikimi i motit, 2 dhjetor 2022

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe afatshkurtra.

Vranësirat në relievet e larta malore në momentin e dendësimit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.

Mjegull / mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës pritet të arrijë shpejtësinë deri në 4-7 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/12 Re pak diell
Kukës 2/7 Re pak diell
Lezhë 8/14 Re pak diell
Dibër 1/6 Re pak diell
Durrës 8/15 Re pak diell
Tiranë 7/15 Re pak diell
Elbasan 7/16 Re pak diell
Berat 7/16 Re pak diell
Vlorë 10/16 Re pak diell
Korçë 2/9 Re pak diell
Gjirokastër 4/14 Re pak diell
Sarandë 8/16 Re pak diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Biden: SHBA-Francë në një luftë të përbashkët kundër brutalitetit rus
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/12/2022