Ballina Bota

BERLIN – Gjermania dërgon qindra gjeneratorë në Ukrainë

BERLIN, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjermania do të dërgojë rreth 100 gjeneratorë në Ukrainë pas dëmeve masive të shkaktuara nga forcat ruse në javët e fundit.

Agjencia federale gjermane për ndihmë teknike ka dorëzuar pothuajse 150 pajisje deri më tani dhe gjithashtu 320 gjeneratorë të tjerë janë duke u përgatitur për transport.

Sulmet ruse janë fokusuar kohët e fundit tek energjia elektrike dhe termocentralet.

Disa nga pajisjet e reja u dërguan direkt në ”Ukrenergo”, ofruesi më i madh ukrainas i energjisë, për të stabilizuar furnizimin me energji, sipas THW.

Gjeneratorë të tjerë do të transportohen në Odesa, Mykolaiv dhe në rajonin e Khersonit.

THW është organizata vullnetare e qeverisë federale për mbrojtjen civile dhe menaxhimin e fatkeqësive.

Sipas informacioneve të saj, ajo ka më shumë se 80 000 vullnetarë./ /as/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Digjitalizimi i shërbimit dhe hapja e dy megaterminaleve, epokë e re për transportin në Tiranë
Artikulli tjetërBerisha: Protestat në samite janë normale