Ballina Aktualitet

Begaj: Dhuna ndaj grave dhe vajzave, plagë e rëndë e shoqërisë

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot me rastin e shënimit të “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Begaj u shpreh se, “në Shqipëri, dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë e rëndë e shoqërisë dhe një barrë e madhe që mban peng jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe përparimin e shoqërisë në tërësi”.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është krim dhe shkelje themelore e të drejtave të njeriut. Ndërsa bota shënon sot “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, vlen të përmendet çdo ditë se kjo lloj dhune është pengesë për sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë”, theksoi Begaj.

“Na takon ne si shoqëri, çdo institucioni shtetëror dhe mekanizmi përgjegjës të raportojë rastet e dhunës dhe t’i ndëshkojë ato. Secili prej nesh individualisht duhet të kontribuojë për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar gratë dhe vajzat që të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe ta çojnë përpara atë”, u shpreh Begaj në një postim në rrjetet sociale.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFirmëtari i Pavarësisë Dhimitër Berati, i persekutuar nga diktatura
Artikulli tjetërKINË – Ekonomia goditet rëndë, pasi infeksionet me Covid-19 po rriten