TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën përjashtoi sot me 5 ditë deputetin Petrit Vasili.
Në drejtimin e Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit të Grupit të PS, Balla, në fillim të punimeve të seancës plenare, datë 24 nëntor.
Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin, Petrit Vasili.
Ky vendim hyn në fuqi në datën 25 nëntor.
/r.e/













