Ballina Aktualitet

Rama publikon videon e Berishës në 2010: Si mund të ketë kaq rrjedhje robi

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/  Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me deklaratat e  Berishës, i cili vizitoi ditën e djeshme zonat e përmbytura nga reshjet në Shkodër.

“Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!”, tha Rama.

Në videon e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama krahasohen deklaratat e Berishës në vitin 2010 dhe ajo e bërë një ditë më parë.

“Përmbytja është qeveritare, prandaj kanë bërë këtë përmbytje ata me 3 800 m2 shkarkime”, ka thënë dje Berisha.

Ndërsa në 2010 Berisha është shprehur se “një kombinim i lumenjve të alpeve me Drinin mund të na detyrojë për derdhje më të mëdha. Në 2-3 të natës ato arritën 4500 m2 derdhje në liqen dhe është shumë e vështirë, nuk mund t’i mbash”.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROME – Qeveria miraton buxhetin e vitit 2023, mbështje për familjet dhe bizneset
Artikulli tjetërJavët kulturore, Shqipëria mikpret Kosovën