Ballina Flash

Situata nga reshjet në Shkodër, pezullohet mësimi edhe nesër në 14 shkolla

TIRANË, 21 nëntor/ATSH – I. Vata/ Për shkak të situatës së reshjeve në Shkodër, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi mbrëmjen e sotme pezullimin e mësimit për 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës.

Ministrja Evis Kushi bëri të ditur vendimin në rrjetet sociale. Ajo u shpreh se në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuan kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor.

Ajo theksoi se edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme.

Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse. Shkollat ku pezullohet mësimi:

1. Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
2. Shkolla “Theth”, Shalë
3. Shkolla “Gimaj”, Shalë
4. Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
5. Shkolla “Palaj”, Shosh
6. Shkolla “Nicaj”, Shosh
7. Shkolla “Kir”, Pult
8. Shkolla “Kasnec”, Pult
9. Shkolla “Pog”, Pult
10. Shkolla “Bruçaj”, Pult
11. Shkolla “Plan” , Pult
12. Shkolla “Maja e Thanës”, Pult
13. Shkolla “Xhan”, Pult
14. Shkolla “Kuc”, Pult

“Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe. Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim”, përfundoi Kushi.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVërshimet në Istog, dëmet materiale konsiderohen të jenë të mëdha
Artikulli tjetërSpiropali: Buxheti i emergjencave plotëson gjithë nevojat e qytetarëve