Ballina Bota

KIEV- Von der Leyen: Bombat e Rusisë kanë shkatërruar shkollat, më shumë autobuzë për ta

KIEV, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Bombat e Rusisë kanë shkatërruar shkollat në Ukrainë, duke i detyruar fëmijët në udhëtime të gjata dhe ndonjëherë të rrezikshme, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

‘’Komisioni Evropian po dhuron 14 milionë euro për autobusët e shkollave në Ukrainë. Por duhet më shumë’’, shtoi presidentja.

‘’Kjo është arsyeja pse ne gjithashtu fillojmë një fushatë solidare për të sjellë më shumë autobusë në Ukrainë’’, shtoi ajo.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA, e gatshme për të ofruar mbështetje ndaj situatës në veri
Artikulli tjetërTedi Papavrami në TKOB më 25 nëntor: Në program, vepra shqiptare dhe të huaja