LONDËR, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly ka paralajmëruar se kërcënimi nga programi bërthamor i Iranit është “më i avancuar se kurrë më parë”.
Duke iu drejtuar sot një konference ndërkombëtare të sigurisë në Bahrein, ai akuzoi regjimin e Teheranit për përhapjen e “gjakderdhjes dhe shkatërrimit” në mbarë botën.
Ai paralajmëroi se armët e furnizuara nga Irani po kërcënojnë sigurinë në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, duke vënë në dukje se dronët sulmues të prodhuar nga Irani që përdoren nga Rusia për të synuar infrastrukturën civile të Ukrainës janë një shembull i ndikimit të kësaj.
“Britania e Madhe është e vendosur të punojë së bashku me miqtë tanë për të kundërshtuar kërcënimin iranian, për të penguar kontrabandën e armëve konvencionale dhe për të parandaluar regjimin nga marrja e një aftësie për armë bërthamore”, deklaroi Cleverly./ a.jor.























