Ballina Flash

”Mein Kampf” dhuratë perfekte për Krishtlindje?

UELLINGTON, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Faqja më e madhe e blerjeve në Zelandën e Re ka kërkuar falje pasi promovoi “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit si një dhuratë perfekte për Krishtlindje.

Libri u shfaq në një reklamë në Instagram, duke promovuar disa opsione dhuratash të disponueshme, përfshirë manifestin autobiografik të vitit 1925 të shkruar nga Adolf Hitler.

Libri detajon pikëpamjet politike dhe planet e Hitlerit për të ardhmen e Gjermanisë dhe  përshkruan epërsinë e “racës ariane” dhe mbron shfarosjen e popullsisë hebreje.

Zëdhënësja e ”Trade Me” Sally Feinson theksoi se reklama u shkaktua nga një gabim algoritmik.

”Ne e urrejmë të shohim dikë të ketë një përvojë të keqe me ne dhe na vjen shumë keq që ndodhi”, tha Feinson për ”The Spinoff”.

“Me këto lloje reklamash, ekipi ynë ndërton një shabllon marketingu dhe listimet tërhiqen automatikisht përmes një algoritmi. Ne nuk e kemi zgjedhur individualisht këtë libër për t’u shfaqur në këtë reklamë”, shtoi ajo./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBedri Qypi, kandidat në primare për bashkinë e Belshit
Artikulli tjetërBashkia e Elbasanit masa për sigurimin e ngrohjes në institucionet arsimore