TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka takuar sot trajnerin e përfaqësueses italiane të futbollit, Roberto Mancini.
Mancini ndodhet në Tiranë pasi përfaqësuesja e Italisë do të përballet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”.
Mancini drejtoi Italinë në kampionatin evropian EURO 2020, duke e shpallur kampione Evrope.
Kjo është sfida e katërt e Italisë ndaj Shqipërisë. Italianët kanë fituar tri herë, 1-0 në miqësoren e Xhenovas më 2014-ën me golin e Okakas dhe në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, 2-0 në Palermo dhe 1-0 në “Loro Boriçi”, në vitin 2017.
/r.e/





















