Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 18 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 558 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 18 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 13 në Tiranë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Divjakë, Berat.

Janë 201 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,293 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 nëntor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 558

Testime totale 2,004,208
Raste pozitive 332,088
Raste të shëruara 328,293
Raste aktive 201
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Vlorë 13
Fier 11
Gjirokastër 10
Elbasan 5

Berat 4
Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës 2

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Porti i ri i Durrësit do ndryshojë klasifikimin e destinacioneve turistike të Mesdheut
Artikulli tjetërUKRAINË – Kievi: Rusia e vetmja përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës në territorin polak