Ballina Flash

MSHMS: 13 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në informacionin për situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit janë kryer 493 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 13 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 8 në Tiranë, nga 1 qytetar në Lushnjë, Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Elbasan.

“Janë 186 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,231 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anti-COVID dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika ( 13 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                     13

Të shëruar në 24 orë                   11

Të shtruar në spitale                    4

Humbje jete në 24 orë                 0

Testime ditore                           493

Testime totale                      2,002,629

Raste pozitive                       332,011

Raste të shëruara                  328,231

Raste aktive                              186

Humbje jete                             3,594

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      141

Vlorë                         16

Fier                             8

Gjirokastër                 8

Durrës                        5

Elbasan                      3

Berat                          2

Shkodër                     1

Lezhë.                        1

Dibër.                        1

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Opozita e rublave e gatoi në Tiranë thikën pas shpine ndaj Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg
Artikulli tjetërTransplantohet për herë të parë organi i një personi mbi 100 vjeç