TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Ambasadori i Posaçëm i SHBA për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale, Nathaniel Fick zhvilloi një vizitë në Shqipëri.
Fick pati takime me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, Koordinatorin e Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kibernetike.
Në një reagim në rrjetet sociale, Fick u shpreh se, SHBA janë të përkushtuara për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve shqiptarë në mbrojtjen kibernetike
“Pata diskutime konstruktive mbi sigurinë kibernetike me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Koordinatorin e Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kibernetike. SHBA janë të përkushtuara për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë shqiptarë në mbrojtjen kibernetike”, u shpreh ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale, Nathaniel Fick.
/r.e/













