Ballina Flash

MSHMS: 17 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 514 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 17 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 9 qytetarë në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Patos, Selenicë, Himarë, Sarandë, Finiq, Belsh.

“Janë 179 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, thuhet në njoftimin e MSHMS.

Ministria informon se, janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,189 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 nëntor 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 514

Testime totale 2,001,064
Raste pozitive 331,961
Raste të shëruara 328,189
Raste aktive 179
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 133
Vlorë 16
Fier 12
Gjirokastër 6

Berat 4
Elbasan 3
Shkodër 2
Durrës 2
Lezhë 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKLGJ dhe KGJK, aktivitet për shkëmbimin e përvojës dhe sfidat e përbashkëta
Artikulli tjetërMOSKE – Rusia tërheq trupat nga qyteti ukrainas Kherson