Ballina Flash

Vaksinimi falas kundër gripit nis edhe në Kuçovë

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Në Kuçovë ka nisur vaksinimi falas kundër gripit, i garantuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se kombinimi i vaksinës së gripit dhe vaksinës kundër COVID-19, rekomandohet gjatë muajve të dimrit për imunizimin e personave me risk të lartë si: grupmoshat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna si dhe personat me sëmundje kronike.

MSHMS i bëri thirrje qytetarëve që krahas vaksinimit anti-COVID, të mos neglizhojnë dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Në qendrat shëndetësore në gjithë vendin po vijon paralelisht vaksinimi i qytetarëve kundër gripit dhe COVID-19.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeputetët e Listës Serbe dorëzojnë mandatet
Artikulli tjetërKandidatët për çmimet kombëtare të Akademisë së Shkencave