Ballina Flash

​Sveçla: 578 dorëheqje nga radhët e policisë, po kërcënohen

PRISHTINË, 7 nëntor/ATSH/- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se deri më tani ka pasur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga Policia e Rendit Publik, 107 nga Policia Kufitare dhe 10 nga hetimet.

Sipas tij, dorëheqjet e policëve vijnë pas kërcënimeve të shantazheve, ku edhe po rrezikohet ekzistenca e tyre.

Ai deklaroi se dorëheqjet brenda Policisë së Kosovës po vijnë pas kërcënimeve dhe shantazheve me ç’rast rrezikohet edhe ekzistenca e këtyre zyrtarëve policorë, në rast se nuk japin dorëheqje.

Ai ka shtuar se pjesë e këtij orkestrimi nuk janë serbët lokalë, por grupe të caktuara dhe të organizuara me Vuçiç me qëllim të destabilizojë sigurinë në vend dhe për të shkaktuar mos-funksionim të vendit.

Në konferencë për media, Sveçla deklaroi se ekzekutivi ka marrë vendime tërësisht të ligjshme lidhur me targat ilegale me qëllim të shtirjes së ligjshme dhe sovranitetit në Kosovë.

Ai tha se kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të jemi në shërbim të qytetarëve gjatë këtij procesi. Sipas tij, deri më tani nuk është evidentuar asnjë incident, ankesë, vërejtje apo mos-pranim i fletë-qortimeve.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Kurti po e ndihmon skenarin serb për dështimin e planit franko-gjerman
Artikulli tjetërEGJIPT – Guterres kërkon pakt solidariteti klimatik