Ballina Ekonomi

Transferta për institucionet e arsimit të lartë, 10.4 miliardë lekë

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Në projektbuxhetin e vitit 2023 janë parashikuar 10.4 miliardë lekë si transfertë për institucionet e arsimit të lartë.

Sipas relacionit të projektbuxhetit, ky fond shkon për të mbështetur 65 mijë studentë të ciklit të parë të studimeve dhe 28 mijë të ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve.

Këtu përfshihen edhe rreth 18,800 studentë që përfitojnë bursa ekselence dhe në formën e mbështetjes sociale.

Qeveria ka bërë të ditur se ka ndryshuar sistemin e dhënies së bursave, duke mbështetur studentët ekselentë që zgjedhin universitetet shqiptare, ndryshe nga sa ndodhte më parë, kur mbështeteshin studentët ekselentë që studionin jashtë.

Me sistemin e ri të bursave do të financohen me pagë minimale mujore 200-400 studentë ekselentë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Krenar për ty Armando Broja, turp për këdo që shënjestron komunitetin tonë në Britani
Artikulli tjetër“Bonusi i Rijetësimit”, të tjera Monumente Kulture do të restaurohen