UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH/ – Një fakt pak i njohur më parë për Julia Roberts tani është i njohur më gjerësisht, falë medias sociale, sipas CNN.
Gjithçka filloi kohët e fundit, kur një përdorues i Twitter ndau një video përmbledhëse të Roberts, duke shkruar se “pagesa nga Martin Luther King Jr. për lindjen e saj është ende një fakt pak i njohur”.
Disa ditë më vonë, për nder të ditëlindjes së 55-të të Roberts më 28 tetor, konsulentja Zara Rahim postoi në Twitter një klip të Roberts duke ndarë historinë për lindjen e saj.
Roberts shpjegoi se King u kujdes për shpenzimet e spitalit, pasi prindërit e saj nuk mund të paguanin faturën.
”Prindërit e mi kishin një shkollë teatri në Atlanta”, tha Roberts.
“Dhe një ditë, bashkëshortja e King Jr, Coretta Scott King thirri nënën time dhe e pyeti nëse fëmijët e saj mund të ishin pjesë e shkollës, sepse ata e kishin të vështirë të gjenin një vend që do t’i pranonte fëmijët e saj”, tha Roberts.
Nëna e Roberts i pranoi dhe kështu filloi miqësia midis udhëheqësve të të drejtave civile dhe Walter dhe Betty Lou Roberts.
Kjo bëri që ata të paguanin për lindjen e gruas që do të bëhej një yll kinemaje.
“Ata na ndihmuan të dilnim nga kjo gjendje”, tha Julia Roberts./ a.jor.






















