TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ekipet e të rinjve në basketboll e volejboll në shkollat e Kolonjës.
Rama vlerësoi se të rinjtë po stërviten në palestra e terrene të reja sportive investime të bashkisë, për të marrë pjesë në kampionate të qarkut dhe më tej në ato kombëtare.
Kryeministri informoi edhe mbi projektin për pajisjen e ekipeve me uniforma sportive, për të vijuar më pas me kampionatet në nivel bashkie, qarku dhe nivel kombëtar.
“Uniforma Ime” është projekti më i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili synon të rrisë dhe masivizojë futbollin e moshave të reja në të gjithë territorin e vendit.
Nga ky projekt do të përfitojnë uniforma dhe materiale sportive 15 mijë futbollistë, të cilët janë të regjistruar në këtë aktivitet.
/m.m/























