Ballina Flash

Prefekti Qëndro: Masa për shmangien e zjarreve në muajt e ardhshëm

TIRANE, 31 tetor/ATSH/ Prefekti i qarkut të Tiranës, Afrim Qëndro zhvilloi një takim me
Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me përfaqësues të bashkive të qarkut Tiranë dhe Shërbimit Zjarrfikës, ku u diskutua rreth situatës së zjarreve dhe emergjencave të tjera që mund të shfaqen gjatë muajve të ardhshëm.
Gjatë takimit, Qëndro tha se “sezoni pranverë-verë ishte i menaxhuar shumë mirë falë punës së përbashkët dhe koordinimit si asnjëherë më parë mes të gjitha institucioneve. Do duhet të vijojmë në këtë frymë për të parandaluar rastet e zjarreve që cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve”.
Qëndro e konsideroi lajm shumë të mirë që tashmë Tirana ka një stacion të ri modern të Shërbimit Zjarrfikës, ndërkohë sipas tij, mbështetja me rroga më të larta për këta punonjës ka hyrë në një rrugë ta pakthyeshme.
/k.s/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFamilja Rugova merr shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar për kontributin që keni dhënë
Artikulli tjetërFOKUS – Dalja e Rusisë nga Marrëveshja e Stambollit rrit çmimin e grurit