Ballina Bota

BRAZIL – Lula rifiton zgjedhjet presidenciale

RIO DE ZHANIERO‚ 31 tetor /DPA-ATSH/ – Komisioni Zgjedhor i Brazilit deklaroi se Luiz Inacio Lula da Silva ka fituar zgjedhjet presidenciale duke e bёrё njё rikthim spektakolar nё pushtet.

Lula fitoi kundёr tё djathtit Jair Bolsonaro.

”Lula mori 50‚83% tё votave‚ ndёrsa Bolsonaro mori 47‚17% tё tyre”, sipas këtij komisioni.

Lula ka udhёhequr vendin fillimisht‚ nga viti 2003 deri nё vitin 2010.

Lula reagoi me njё postim nё rrjetet sociale‚ ku shtoi se ”nё kёtё datё historike‚ shumica e brazilianёve e bёnё tё qartё se duan mё shumё demokraci. Duke filluar nga 1 janari 2023‚ do tё qeveris pёr 215 milionë brazilianë‚ jo vetёm pёr ata qё votuan pёr mua. Nuk ka dy shtete tё Brazilit‚ ne jemi njё shtet i vetёm i bashkuar”.

77-vjeçari ёshtё presidenti i parё nё Brazil qё zgjidhet pёr njё mandat tё tretё.

Atmosfera ishte shumё e tensionuar nё Brazil nё ditёn e zgjedhjeve./  /as/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Nga sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë
Artikulli tjetërFestivali i filmit arkeologjik ul siparin e edicionit të dytë