TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vlerat e larta të presionit atmosferik si dhe masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë edhe për ditën e sotme mbi vendin tonë.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore si dhe me mjegull e mjegullinë në orët e para të mëngjesit në lugina.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në mesditë. Valëzimi në dete të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/25 | Diell |
| Kukës | 2/23 | Diell |
| Lezhë | 13/25 | Diell |
| Dibër | 6/23 | Diell |
| Durrës | 12/24 | Diell |
| Tiranë | 12/25 | Diell |
| Elbasan | 12/26 | Diell |
| Berat | 9/25 | Diell |
| Vlorë | 11/22 | Diell |
| Korçë | 5/22 | Diell |
| Gjirokastër | 5/25 | Diell |
| Sarandë | 13/22 | Diell |














