Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e diel, 30 tetor 2022

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vlerat e larta të presionit atmosferik  si dhe masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë edhe për ditën e sotme mbi vendin tonë.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore si dhe me mjegull e mjegullinë në orët e para të mëngjesit në lugina.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në mesditë. Valëzimi në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/25 Diell
Kukës 2/23 Diell
Lezhë 13/25 Diell
Dibër 6/23 Diell
Durrës 12/24 Diell
Tiranë 12/25 Diell
Elbasan 12/26 Diell
Berat 9/25 Diell
Vlorë 11/22 Diell
Korçë 5/22 Diell
Gjirokastër 5/25 Diell
Sarandë 13/22 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version