Ballina Aktualitet

Gjiknuri: Programi binjakëzimi me SPD-në suedeze

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialsite, Damian Gjiknuri priti në një takim drejtorin rajonal të Fondacionit “Olaf Palme”, Jonas Andersson, deputetin shqiptar në parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, deputeten Eva – Marie Rasmusson dhe drejtorin e ABF, Shpëtim Pirraku.

Gjiknuri u shpreh se në takim u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy partive përmes një programi binjakëzimi e trajnimi me sekretarët ekzekutivë të PS, model ky i zbatuar edhe në SPD suedeze.

Gjithashtu, tjetër temë e takimit ishte edhe avancimi i programeve të përbashkëta për rininë.

Në takim u fol edhe për zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri, ku, u shpreh Gjiknuri në një postim në rrjetet sociale, “Partia Socialiste synon suksesin e radhës”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Investimet e sollën Dibrën më afër Tiranës
Artikulli tjetërRama: 80% të faturës së energjisë e paguan shteti