TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me COVID-19.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 91 mostra të dyshuara për COVID-19.
Të dhënat e fundit bënë të ditur se 3 persona kanë fituar betejën me COVID-19, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.
Sa i përket procesit të vaksinimit gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 13 qytetarë. /KosovaPress/























