Ballina Ekonomi

Forcohet euroja, dobësohet dollari në raport me lekun

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha vendase, leku, vijoi për të dytën ditë radhazi të forcojë pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua ndaj euros, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 119.09 lekë ose 0.30 lekë më pak dhe euroja i ka forcuar lehtë pozitat me 0.31 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 117.58 lekëve.

Në pozita të nënçmimit në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 134.91 lekë, ose 0.12 lekë më pak dhe franga zvicerane zbriti në nivelin 118.85 lekë, ose 0.27 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 119.09 -0.30
Euro EUR 117.58 +0.31
Poundi Britanik GBP 134.91 -0.12
Franga Zvicerane CHF 118.85 -0.27
Jeni Japonez (100) JPY 79.99 +0.09
Dollari Australian AUD 75.10 +0.12
Dollari Kanadez CAD 86.72 -0.18
Korona Suedeze SEK 10.69 +0.11
Korona Norvegjeze NOK 11.29 +0.04
Korona Daneze DKK 15.80 +0.04
SDR SDR 152.10 +0.15
Ar (OZ 1) XAU 195505.29 -1,077.51
Argjend (OZ 1) XAG 2245.74 -35.80
Juani Kinez (onshore) CNY 16.29 -0.15
Juani Kinez (offshore) CNH 16.18 -0.17
Lira Turke TRY 6.40 -0.02

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMirëmbajtja e rrugëve, 2.6 miliardë lekë në 2023-shin
Artikulli tjetër105-vjetori i çeljes së Liceut Francez në Korçë