TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot garuesit e edicionit të gjashtë të Maratonës së Tiranës.
Rama publikoi në rrjetet sociale pamje të garës së Maratonës së Tiranës, që konsiderohet si eventi më i madh sportiv në qytet.
“Suksese të gjithë garuesve të edicionit të gjashtë të Maratonës së Tiranës”, u shpreh Rama.
Në këtë garë marrin pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota dhe ajo është është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.





















