Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 18 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 18 qytetarë.

Sipas MSHMS, rezultuan pozitivë 6 qytetarë në Tiranë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Lushnjë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë, Elbasan, Peqin.

Janë 243 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,738 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 tetor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650

Testime totale 1,992,297
Raste pozitive 331,573
Raste të shëruara 327,738
Raste aktive 243
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 173
Fier 19
Vlorë 11
Berat 8
Gjirokastër 9

Shkodër 5
Elbasan 7
Durrës 8
Dibër 3

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama takon Belushin: Dokumentar mbi Shqipërinë në Discovery Channel
Artikulli tjetërMADRID – Spanja, Franca dhe Portugalia bien dakord për ndërtimin e gazsjellësit të tretë