Ballina Bota

BM – Truss jep dorëheqjen

LONDËR, 20 tetor /ATSH-DPA-ANSA/ – Kryeministrja britanike, Liz Truss njoftoi se do të japë dorëheqjen si kryeministre, pas vetëm 44 ditësh në detyrë, njoftuan burime që përputhen.

Kryeministrja mbajti një fjalim jashtë Downing Street këtë pasdite duke konfirmuar kthesën e habitshme të ngjarjeve, sipas tabloidit ”The Sun”.

”E pranoj… duke pasur parasysh situatën, nuk mund ta përmbush mandatin me të cilin u zgjodha nga Partia Konservatore”, tha ajo.

Një garë për udhëheqjen konservatore do të fillojë tani dhe një kryeministër i ri do të zgjidhet javën e ardhshme.

Rënia e Truss filloi vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, kur u njoftua një minibuxhet katastrofik.

Ajo shkaktoi bujë në mesin e deputetëve konservatorë, të cilët vunë në pikëpyetje pse kryeministrja po ulte taksat për të pasurit, ndërsa britanikët e thjeshtë vuanin nga një krizë gjymtuese e kostos së jetesës.

Truss u përpoq të shpëtonte karrierën e saj duke sjellë Jeremy Hunt për të zëvendësuar aleatin Kwasi Kwarteng si kancelar.

Sot në mëngjes, 15 deputetë konservatorë kërkuan publikisht që kryeministrja të largohej.

Liz Truss theksoi se do të qëndrojë si kryeministre e BM derisa të zgjidhet një pasardhës përmes zgjedhjeve për lidershipin, që do të mbahen brenda javës së ardhshme.

”Unë do të qëndroj si kryeministër derisa të zgjidhet një pasardhës”, përfundoi ajo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ, konsultime mbi regjistrimin në zgjedhje të votuesve jashtë vendit
Artikulli tjetërKushi në Universitetin e Sporteve: Të ofrojmë mësim të rregullt për studentët