Ballina Flash

Veliaj uron të rinjtë për vitin e ri akademik

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Në një video ku shfaqet bashkë me një djalë të ri nga Shkodra që ka ardhur në Tiranë, Veliaj uron të gjithë të rinjtë.

“Suksese për Jursi Temalin dhe gjithë studentët që sot nisin vitin akademik! Bekime dhe përqafime”, u shpreh Veliaj.

Jursi ka vetëm një muaj që ka ardhur në kryeqytet dhe ka nisur punën e tij të parë.

“Jam me Jusi Temalin, është me origjinë nga Shkodra, ka vetëm një muaj në Tiranë, si i ri dhe sot ishte dita e parë e punës, por po ta dëgjoje si fliste te stenda e vet këtu te Korpusi universitar ku janë të gjithë bizneset, dukej sikur kishte nja 10 vjet që merrej me marketing apo thua se ishte biznesi i vet. Si i thonë, “kush është shkodran, tana i ban”. Mirë se të vini”, tha Veliaj.

Në të gjitha universitetet e vendit ka nisur sot viti i ri akademik 2022-2023.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEDIMBURG – Sturgeon: Për një ekonomi që funksionon na duhet pavarësia nga BM
Artikulli tjetërSinani: Qeveria e Kosovës plan dhe program për Luginën e Preshevës