Ballina Flash

Një rast me COVID-19 në 24 orët e fundit

PRISHTINË, 16 tetor /ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar vetëm një rast i ri pozitiv me COVID-19, nga testimi i 64 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thekson se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë humbje jete.

Ministria informon se, sot janë shëruar katër qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 21.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.378 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.250 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,798 persona.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakE 8-ta në Europë për shërbimet digjitale, Rama: Shqipëria e bakshisheve i takon të kaluarës
Artikulli tjetërGREQI – Mitsotakis: Të gatshëm për ndihmë, pas tragjedisë në minierën turke