Ballina Flash

Kurti bisedë telefonike me Blinken

PRISHTINË, 11 tetor /ATSH/ Kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Gjatë telefonatës, kryeministri Kurti e informoi sekretarin Blinken për progresin në vend.

Ata biseduan edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – G7 zotohet të kërkojë llogari nga Putini për krimet e luftës në Ukrainë
Artikulli tjetërKonvikti në Elbasan, godina moderne gati për 160 studentë