Ballina Aktualitet

Zingraf: Shqipëria, sistem modern për menaxhimin e mbetjeve

TIRANË, 30 shtator /ATSH-I.Vata/ Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf ka marrë pjesë sot në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese.

Ambasadori foli për Kontributin e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim në Sektorin e Mbetjeve në Shqipëri.

“Është një temë shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejtë BE-së që shkojnë krah më krah me njëra tjetrën. Është një nga fushat e zhvillimit dhe të bashkëpunimit më Shqipërinë. Qeveria gjermane po mbështet BE me këshillim teknik dhe ndërtim kapacitetesh ndërmjet GIZ dhe investimeve domethënëse KfW që ka një vlerë të shtuar në ketë dhomë sot. Ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të rritjes së gjelbër në BE dhe është diçka që mund të arrihet përmes përdorimit të burimeve jeshile, apo më shumë”, tha ai.

Zingraf shtoi se, menaxhimi linear i mbetjeve, mbledhja, përdorimi, depozitimi, do të thotë të minimizojmë përdorimin e burimeve dhe krijimin e mbetjeve, reduktimin e mbrojtjes duke ripërdorur, riprodhuar, ricikluar dhe të krijojmë sistem të mbyllur.

“Ky është një qëllim dhe ne jemi krenarë që jemi partneri juaj. Mendoj se një proces i tillë është i nevojshëm, ka nevojë për lidership dhe shohim se lidershipi është këtu që nga kreu i qeverisë, kryetarët e bashkive, por janë dhe qytetarët po ashtu, dhe ne nuk besojmë se po vijmë në një pozicion që kemi arritur gjithë këto, mund të jemi pak më larg nga ju, për sa i përket ndarjes dhe mbledhjes së mbetjeve, por ekonomia qarkulluese është një qëllim për ekonominë tonë po ashtu”, tha ai.

Ambasadori Zingraf, theksoi se Shqipëria e ka vendosur veten në objektivat afatgjatë për të arritur një sistemin modern të menaxhimit të mbetjeve sipas direktivës së BE-së dhe legjislacioni  aktual nuk është në përputhje tërësisht me ndryshimet e direktivës së BE-së në sektorin përkatës.

“Këto janë modifikuar që në 2018-ën në linjë me këtë ekonomi qarkulluese, por sërish ju e bëni për Shqipërinë këtë dhe jo për të ndjekur disa rregulla të Brukselit, sepse mbetjet janë të kushtueshme dhe nëse i reduktoni ato dhe i ripërdorni këto materiale të mbetjeve, atëherë keni reduktuar dhe koston e asaj që mund të shpenzoni si para për shkollat apo investime afatgjatë, dhe në afatin e gjatë do të reduktoni dhe kostot pas menaxhimit të mbetjeve”, tha ai.

Ambasadori tha se, Gjermani vlerëson se menaxhimi i mbetjeve është përmirësuar, niveli i mbulimit është nga 51 % në 2013 në 87 % në 2020.

“Me nisjen e bisedave për hyrjen në BE dhe kuadrin rregullator në sektorin e ekonomisë do të jetë e detyrueshme dhe për rrugën tuaj drejt Evropës edhe një strategji kombëtare për menaxhimin e integruar të matjeve të ngurta të mbështetur nga GIZ dhe masterplani i mbështetur nga KfW janë dy elemente kyçe, dy dokumente që ju drejton drejt kësaj rruge. Gjermani vlerëson shumë se sektori i menaxhimit të integruar të mbetjet është me rëndësi për qeverinë dhe kjo është reflektuar nga forumi i sotëm. Menaxhimi është përmirësuar gjatë viteve të fundit. Niveli i mbulimit është nga 51 % në 2013 në 87 % në 2020 ky është një hap shumë i mirë përpara dhe shumë shërbime që janë ofruar për depozitimin e mbetjeve të ngurta, por nuk është mbuluar tërësisht trajtimi”, theksoi ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDPSHTRR përditëson testet për Certifikatën e Aftësimit Profesional
Artikulli tjetërRama: Grumbullojmë 90% të mbetjeve në territor, para 2013-ës mblidheshin vetëm 50%