Ballina Flash

Parashikimi i motit, 30 shtator 2022

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë

do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut do të përfshijnë veriperëndimin dhe lokalisht qendrën e vendit. Në veriperëndim shtrëngata në mëngjes.

Prej orëve të pasdites moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim mesatare ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 deri 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/25 Re shi diell
Kukës 17/25 Re shidiell
Lezhë 21/26 Re shi diell
Dibër 14/23 Re shi diell
Durrës 19/29 Re diell
Tiranë 19/29 Re diell
Elbasan 17/30 Re diell
Berat 16/31 Re diell
Vlorë 19/28 Re diell
Korçë 14/25 Re diell
Gjirokastër 16/28 Re diell
Sarandë 19/27 Re shi/diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInaugurohet “Shtëpia e Futbollit”, Infantino: Ndryshimi nga 20 vjet më parë është 2000 vite dritë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/9/2022