PRISHTINË, 25 shtator /ATSH/ 104 testime janë bërë gjatë 24 orëve të fundit prej të cilave vetëm një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është raportuar për të vdekur. Ndërkohë dy persona janë shëruar.
Janë 48 raste aktive. Kurse, procesi i vaksinimit nuk është zhvilluar sot.













