Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 45 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 24 shtator /ATSH-I.Vata/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit rezultuan pozitivë me COVID19, 45 qytetarë nga 553 testime.

Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 22 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 2 qytetarë në Sarandë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Bulqizë, Roskovec, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 626 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 97 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,592 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika (24 shtator 2022)

Raste të reja ditore                45

Të shëruar në 24 orë             97

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     553

Testime totale                   1,978,233

Raste pozitive                      330,807

Raste të shëruara                  326,592

Raste Aktive                             626

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    300

Elbasan                   70

Shkodër                 59

Fier                           59

Vlorë                         36

Durrës                     31

Lezhë                        20

Dibër                           19

Korçë                         13

Berat                           10

Gjirokastër                9

Kukës                           0

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinancimet ruse në PD, Veliaj: Ata janë kap ç’a të kapësh
Artikulli tjetërKonventa e “Les Entreprises du voyage” në Shqipëri, Kumbaro: Mundësi për operatorët turistikë