Ballina Ekonomi

Rehabilitohen portat e shkarkimit në digën e Zadejës

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bëri të ditur se ka përfunduar rehabilitimin e dy portave të shkarkimit dhe pajisjeve komanduese në digën e Zadejës, në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Ndërkohë, sipas KESH-it, vazhdon intensivisht puna në digën e Qyrsaqit për instalimin e portave të remontit, më pas do të mundësohet rehabilitimi i tri portave të shkarkimit.

Ky rehabilitim po kryhet me financim të bankës gjermane KfW. Investimet synojnë të rrisin sigurinë e operimit dhe menaxhimin e prurjeve në situata kritike në HEC-in e Vaut të Dejës.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInteresi për të investuar në bono, rriti yielde-t me 2.18%
Artikulli tjetërLiga e Kombeve, Laçi e Broja: Në Izrael vetëm për tre pikët