TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Autoriteti Portual i Durrësit bëri të ditur se në kalatat portuale po përpunohen sot 4 anije.
Sipas APD, java nisi me përpunimin e 4 anijeve me 15 445 tonë mallra si hekur, melaminë, grurë, etj.
“Konkretisht nga anija “Ak Bright” po përpunohen 4 669 tonë melaminë, nga anija “Okhotks” 2040 tonë grurë, nga anija “NS Thunder” 2407 tonë hekur dhe nga anija “T Moon” 5329 tonë hekur”, informoi APD.
Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.
/k.s/j.p/r.e/





















