Ballina Flash

Ekipet e DPSHTRR-së, aksion për pastrimin e mjedisit

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Në Ditën Botërore të Pastrimit, ekipet rajonaleve të Drejtorisë së Përgjithme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) anembanë vendit, janë angazhuar në aksionin për pastrimin e mjedisit.

Kryeministri Edi Rama, publikoi në rrjetet sociale, foto nga aksioni i pastrimit që u zhvillua në qytete të ndryshme.

“Në Ditën Botërore të Pastrimit, për t’ju bashkuar Green Line Albania, në zonat pranë drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor çdo ekip i rajonaleve të DPSHTRR anembanë vendit, atje ku moti lejoi, ka dalë sot në aksionin e pastrimit”, shkroi Rama.

Ndërkohë Plani Kombëtar i Pastrimit që u ndërmor nga qeveria, ka shënuar rezultate pozitive, duke sensibilizuar gjithnjë e më shumë qytetarët të cilët i janë bashkuar vullnetarisht kësaj nisme për pastrimin e mjedisit  nga mbetjet dhe plehrat e ndryshme.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe ka përfshirë të gjithë territorin.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA heq embargon e armëve ndaj Qipros
Artikulli tjetërRrumbullaku: Do të krijojmë një këshill të posaçëm për emërimet në Polici