Ballina Aktualitet

Fatos Nano feston 70-vjetorin, politika uron

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri uroi sot Fatos Nanon, në 70-vjetorin e lindjes.

“Lideri historik që gjithmonë dëshmoi përgjegjësi e maturi në udhëheqjen e Partinë Socialiste drejt fitoreve duke dhënë gjithçka nga vetja për Shqipërinë në momentet më kritike. Një urim edhe në emër të të gjithë atyre që i kanë dhënë e vazhdojnë t’i japin akoma familjes sonë politike”, shkruan ai.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi me rastin e 70-vjetorit të lindjes liderin historik të PS-së, Fatos Nano.

Krahas një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Balla shpreh mirënjohjen ndaj liderit të parë të PS-së.

Një ditë më parë në sallën e Kuvendit, Balla replikoi me deputetin e PD-së, Edmond Spaho.

Sipas Ballës, Nano ka vënë një standard që do të ishte mirë që Sali Berisha ta kishte ndjekur, standardi i largimit nga partia sa ishte ende në kohë. “Kur ikën, ikën”, tha Balla.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpenzimet kapitale, 5 miliardë më pak se plani deri në fund të gushtit
Artikulli tjetërSfidat me Izraelin dhe Islandën, Reja shpall listën e Kombëtares