Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 104 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 786 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 104 qytetarë.

Sipas ministrisë, rezultuan pozitivë 39 qytetarë në Tiranë, 8 në Durrës, 7 në Sarandë, 6 në Maliq, 5 në Lushnjë, 4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Lezhë, Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Mat, Mallakastër, Himarë, Përmet, Devoll, Elbasan, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kamëz, Vorë, Bulqizë, Roskovec, Patos, Divjakë, Vlorë, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë, Gramsh.

Po ashtu bëhet e ditur se janë 1,170 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Ministria informoi edhe se janë shëruar 176 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,393 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 shtator 2022)
Raste të reja ditore 104
Të shëruar në 24 orë 176
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 786

Testime totale 1,972,288
Raste pozitive 330,149
Raste të shëruara 325,393
Raste aktive 1,170
Humbje jete 3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 518
Shkodër 120
Durrës 118
Elbasan 100
Fier 78
Vlorë 60
Korçë 47
Gjirokastër 40
Berat 40
Dibër 24
Lezhë 18
Kukës 7

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Braktisja e Shqipërisë, më e dhimbshme se ajo e vitit 1991
Artikulli tjetërBRUKSEL – Prodhimi industrial i eurozonës bie më shumë nga sa pritej