Ballina Ekonomi

Bie shkalla e papunësisë për të rinjtë

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 20.2 %.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë, është ulur me 0,5 pikë përqindje.

Por papunësia për të rinjtë shënoi rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022 shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 55.3 %.

Ky tregues është rritur me 3.4 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe me 0.1 %, në krahasim me tremujorin e parë 2022.

Ndërkohë, shkalla e punësimit të të rinjve është 44.1 %. Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës ose student, ose në trajnim përbëjnë 68.2 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 6.2 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria miqësore me Arabinë Saudite
Artikulli tjetërRama: Piramida e Tiranës, qendra e Ballkanit në inovacion