Ballina Bota

UKRAINË – Trupa ruse po tërhiqen nga qytetet në Luhansk

KIEV, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Trupat ruse po tërhiqen nga qytetet e para në rajonin lindor të Luhanskut, sipas një zyrtari ukrainas.

“Kreminna është plotësisht bosh sot. Nuk ka polici, komandant, prokurori, nuk ka mbetur njeri, të gjithë kanë ikur”, theksoi guvernatori ukrainas i Luhansk, Serhiy Haidai.

Deklaratat e tij fillimisht nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Por ato erdhën një ditë pasi blogerët ushtarakë rusë raportuan se forcat ukrainase sulmuan fshatin Bilohorivka.

Bilohorivka ndodhet pranë qytetit të vogël të Kreminës në anën tjetër të lumit Siversky Donets. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis festivali ‘Digital Nomad’, bën bashkë ekspertë digjitalë nga e gjitha bota
Artikulli tjetërAdministratori i KESH: Kilovati i energjisë së importit sot në treg, 10 herë më i lartë