TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ishte sot në ditën e parë të shkollës me nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Murat Topani” në Tiranë, të cilëve iu uroi fillimin e vitit të ri shkollor.
Ibrahimaj u shpreh e bindur që “kjo shkollë me ambiente moderne dhe me përkushtimin e mësuesve do të jetë model në zbatimin e nismave të ndryshme, si: “shkolla qendër komunitare”, “edukimi për karrierën “zgjerimi i përmasave të digjitalizimit të nxënies”, “karta e performancës së shkollës”, “modeli i ri i vlerësimit të nxënësve”, etj.”.
“Përmes bashkëpunimit edhe me komunitetin e Njësisë 5, po ndërtojmë hap pas hapi, vetëdijen që shkëput mësimdhënien tradicionale, nga lloji i të nxënit për të cilin fëmijët dhe të rinjtë tanë kanë nevojë”, theksoi Ibrahimaj në një postim në rrjetet sociale.
/j.p/r.e/


















