Ballina Ekonomi

Intensifikohet bashkëpunimi për njohjen e pensioneve me Greqinë

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me shtetin fqinj, Greqinë, për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.

Në këtë kuadër, në Athinë u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.

Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIbrahimaj, takim me drejtoren rajonale të BB-së për Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërIbrahimaj me dhomat e biznesit: Axhendë ambicioze për rritjen e investimeve të huaja