TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Në Samitin e radhës për “Ballkanin e hapur” që u zhvillua sot në Beograd, Serbi, me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve partnere të nismës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, si dhe me pjesëmarrjen me statusin e të ftuarit të Turqisë dhe Hungarisë, – u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve themeluese të Nismës, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut:
– Marrëveshja për sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e Bujqësisë së vendeve përkatëse)
– Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor. (Marrëveshja u nënshkruan nga ministrat e Kulturës së vendeve respektive)
– Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Serbisë)
– Plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. (Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet zëvendësministrit dhe kreut të Departamentit të Emergjencave, Serbi, Zëvendësdrejtorit të emergjencave civile të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile të Shqipërisë)
/r.e/

































