TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1052 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 247 qytetarë.
Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 72 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnjë, 12 në Durrës, nga 9 qytetarë në Shkodër, Dibër, Divjakë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Vlorë, Devoll, Elbasan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Vaun e Dejës, Roskovec, Gjirokastër, Korçë, Berat, nga 4 qytetarë në Kukës, Skrapar, nga 3 qytetarë në Lezhë, Shijak, Vorë, Himarë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamzë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Maliq, Pogradec, nga 1 qytetar në Patos, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal.
Sipas MSHMS, janë 2712 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 15 pacientë.
MSHMS tha se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,421 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 shtator 2022)
Raste të reja ditore 247
Të shëruar në 24 orë 611
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1052
Testime totale 1,964,322
Raste pozitive 328,716
Raste të shëruara 322,421
Raste aktive 2,712
Humbje jete 3,583
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,213
Fier 327
Shkodër 227
Elbasan 186
Durrës 178
Korçë 162
Vlorë 134
Gjirokastër 96
Berat 73
Lezhë 54
Dibër 51
Kukës 11
/k.s/j.p/r.e/












