Ballina Flash

Kosovë, 42 raste me COVID-19

PRISHTINË, 29 gusht/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 251 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë humbje jete.

Sot janë shëruar 224 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 1,503.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.492 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.487 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.985 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,702 persona.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVan der Straeten: BE-ja do përballet me dimër të tmerrshëm nëse nuk zgjidh problemin e gazit
Artikulli tjetërMTV Video Music Awards 2022, triumfon Taylor Swift