TIRANË, 27 gusht /ATSH/- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet e identifikimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Xhaçka e konsideron një lajm të mirë jo vetëm për dy shtetet, por për të gjithë rajonin.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka ka falënderuar edhe BE-në lehtësimin e dialogut.
“Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohje BE për lehtësimin e dialogut”, shkruan ministrja në Twitter.












